NDIHMA & KESHILLA

Ndihma & Keshilla

  • RRETH KARROCAVE

Pelhura duhet te pastrohet me uje te vaket dhe me detergjent te bute. Mos perdor zbardhues. Mos e hekuros. Thaje nen driten e diellit. Pjeset plastic duhet te pastrohen me nje rrobe te bute, uje dhe detergjent te bute. Pjeset metalike duhet te pastrohen me nje rrobe te bute dhe pastaj duhet te thahet. Pas perdorimit ne terren te piset ose me pluhur, rrotat duhet te pastrohen dhe me pas te lyhen me vaj per te siguruar nje shetitje sa me te qete. Kur e magazinon karrocen, mos vendos asnje objekt siper pasi mund ta demtosh! Kontrollo rregullisht per pjese te demtuara dhe zevendesoj menjehere! Kurre mos perdor pjese rezerve qe nuk jane te aprovuara nga prodhuesi ose distributori!

  • RRETH KARRIGEVE TE MAKINES

Karriget e makines duhet te pastrohen me uje te ftohte dhe sapun. Mos perdor detergjent agresive/gerryes. Rroba mund te hiqet dhe lahet me dore ne uje te vaket (maksimumi 30°С).

Mos perdor zbardhues. Mos hekuros. Thaje nen driten e diellit. Pjeset plastike duhet te lahen me nje rrobe te bute. Mos perdor ilac.

  • RRETH TAVOLINAVE TE NGRENIES

Pelhura duhet te pastrohet me uje te vaket dhe sapun te bute.

Pjeset plastike duhet te pastrohen rregullisht me nje rrobe te bute.

Te gjitha pjeset qe mund te hiqen duhet te lyhen me vaj rregullisht. Ruaje produktin ne nje vend pa lageshti. Mos e ekspozo ndaj faktoreve atmosferik si shiu, debora, drita e diellit.

Mos e vendos produktin afer ndonje zjarri ose cdo burimi nxehtesie intensive.

Gjithmone perdor produktin ne siperfaqe te sheshte.

Kontrollo rregullisht per pjese te demtuara dhe zevendesoj menjehere ato!

Kurre mos perdor pjese rezerve qe nuk jane te aprovuara nga prodhuesi ose distributori!

  • RRETH KREVATEVE PLASTIKE

Pjeset plastike duhen pastruar rregullisht me nje rrobe te bute.

Mos perdor asnje solucion te forte.

Pjeset e pelhures duhet te pastrohen me uje te vaket dhe sapun.

Canta duhet te pastrohet me uje te vaket.

Mos e hekuros.

Mos perdor zbardhues.

Magazino ne vend pa lageshti.

Mos e ekspozo ndaj faktoreve atmosferik si uji, shiu, debora ose drita e forte e diellit.

Nese e perdor krevatin ne ambient te jashtem, ju lutem pastroje mire pas cdo perdorimi per te shmangur demtime serioze.

Mos e vendos produktin prane zjarrit ose burimeve intensive te nxehtesise per te shmangur demtimet e pjeseve plastike dhe te pelhures.

Mos e perdor produktin nese ndonje nga pjeset eshte e demtuar ose mungon.

Kurre mos perdor pjese rezerve qe nuk jane te aprovuara nga prodhuesi ose distributori!

  • RRETH KARRIGEVE RELAKS

Pjeset metalike dhe plastike duhet te pastrohen me uje te ftohte dhe detergjent te bute.

Rroba mund te hiqet dhe lahet me dore ne uje te vaket (maksimumi 30°С).

Mos perdor zbardhues.

Mos e hekuros.

Thaje nen driten e diellit.

Mos e magazino prane ventilatoreve, burimeve te nxehtesise, objekteve te mprehta ose konteniereve te ujit.

Mos e perdor nese ndonje pjese eshte e demtuar ose mungon.

Kurre mos perdor pjese rezerve qe nuk jane te aprovuara nga prodhuesi ose distributori!

  • RRETH KANGUREVE

Produkti duhet te lahet ne lavatrice (maksimumi 30°С).

Mos perdor zbardhues.

Mos e hekuros.

Thaje nen driten e diellit.

Pas cdo larje kontrollo produktin per pjese te shqepura, demtuara ose nese mungon ndonje pjese, ne rastet kur konstaton demtime MOS e perdor produktin.

Kurre mos perdor pjese rezerve qe nuk jane te aprovuara nga prodhuesi ose distributori!

  • RRETH TRICIKLAVE

Pjeset metalike dhe plastike duhet te pastrohen me uje te ftohte dhe detergjent te bute.

Nese produkti perdoret ne plazh, pastroje ne menyre qe te hiqet rera dhe kripa nga pjeset e levizshme dhe rrotat.

Mos e perdor produktin afer zjarrit ose burimeve intensive te zjarrit.

Magazino produktin ne vend pa lageshti.

Mos e ekspozo ndaj faktoreve atmosferik si uji, shiu, debora ose rrezet e forta te diellit.

Perdor vaj ne pjeset e levizshme vazhdimisht.

Mos e perdor nese ndonje pjese eshte e demtuar ose mungon.

Kurre mos perdor pjese rezerve qe nuk jane te aprovuara nga prodhuesi ose distributori!

  • KU MUND TE GJEJ INFORMACION RRETH PRODUKTEVE LORELLI?

Ne faqen www.lorelli.al mund te gjeni te gjithe informacionin e nevojshem mbi funksionet, sigurine, ngjyrat te produkteve Lorelli.

  • KU MUND TE GJEJ INSTRUKSIONET MBI PRODUKTET LORELLI?

Cdo produkt Lorelli eshte i pajisur me manualin e instruksioneve, ne rast se e keni humbur mund ta shikoni online ne faqen www.lorelli.al.

  • KU MUND TA GJEJ KATALOGUN LORELLI?

Ju mund ta gjeni katalogun e ri ne faqen www.lorelli.al ne seksionin “Katalog”. Mund ta shikoni online ose ta shkarkoni per ta pare ne nje moment tjeter.

  • PER SA KOHE KANE GARANCI PRODUKTET LORELLI?

Lorelli mundohet te jete gjithmone prane klienteve te saj, cdo pjese e demtuar e cila eshte e levizshme (rrota,doreza,tabaka,tenda) e nderrojme me pjesen e demtuar PA PAGESE.

Per demtime te shkaktuara nga klienti dhe qe jane te palevizshme (grisje ne cope, njolle ne cope, carje te plastikes, demtim skeletit metalik) nuk ofrojme garanci.

  • ME KE MUND TE KOMUNIKOJ PER ASISTENCE OSE PER TE KERKUAR PJESE ZEVENDESIMI?

Kontaktoni numrat tane ne seksionin “Kujdesi ndaj klientit”.

  • KU MUND TE GJEJ DYQANIN ME TE AFERT ME PRODUKTET LORELLI?

Dyqanet qe tregtojne produktet Lorelli mund ti gjeni ne seksionin “Dyqanet Lorelli” ne website www.lorelli.al

  • KANE NEVOJE PER MIREMBAJTJE PRODUKTET PAS BLERJES?

Ne faqen www.lorelli.al ne fund te cdo produkti mund te gjeni seksionin “Materiali&Mirembajtja” ku gjeni informacion te dobishem per te mbajtur ne gjendje sa me te mire produktet.

  • PERSE DISA MODELE TE LORELLI NUK JANE ME NE GJENDJE?

Lorelli ndryshon vazhdimisht gamen e saj qe te ofroje produkte inovative, qe do te thote se cdo vit produkte te reja shtohen dhe te tjera hiqen nga portofoli.

  • CILAT JANE PRODUKTET KRYESORE QE ME NEVOJITEN PERPARA LINDJES?

Ne rekomandojme karrocen 3 ne 1 e kompletuar me karrigen e makines te grupin 0+, karrigen e ushqimit, vasken me kembe, karrigen djep elektrike/manuale, krevat plastik dhe rrethore per hapat e pare.

  • CILAT JANE PRODUKTET QE ME NEVOJITEN KUR SHKOJ ME PUSHIME?

Produktet kryesore jane: karrige makine sipas grup-moshes se femijes, karroca kryesore ose nje karroce verore e cila merr me pak vend ne bagazh, tavolina ushqimit dhe nje krevat plastik.

  • CFARE DUHET TE MARRE NE KONSIDERATE KUR ZGJEDH KARROCEN?

Jetoni brenda apo jashte qytetit?

Per rruge qe nuk jane ne gjendje optimale keshillohet karroca me amortizim ekstra.

Si eshte pallati ku banoni?

Nese ndodheni ne nje pallat pa ashensor keshillohet nje karroce me e lehte ne peshe.

Udhetoni shpesh me makine?

Duhet te kontrolloni nese karroca pershtatet me bagazhin e makines suaj.

  • KARROCA E DUHUR PER JU:

Duhet te keni parasysh qe femijet e vegjel kane nevoja te tjera nga ata me te rritur. Gjithashtu duhet te merrni ne konsiderate se ne vitin e pare te lindjes ju do e shtyni karrocen qe zgjidhni per rreth 1000 Kilometra, keshtu qe sigurohu te kesh bere zgjedhjen me te rehatshme per ju dhe femijen tuaj.

Karrocat 0+ jane modelet me skelet te gjere dhe te pajisur me amortizim per shetitje te qeta. Ideale per muajt e pare te femijes (rreth 10 Kg), femija juaj do kete hapsiren e nevojshme per tu shtrire. Karrocat e tilla jane pak te pershtatshme per transportin publik ose udhetimet me makine per shkak te madhesise. Karrocat 3 ne 1 ose 2 ne 1 jane grupi ku duhet te kerkoni per modelet e tilla.

Karrocat 6+ jane modelet e pershtatshme per femijet te cilet mund te qendrojne te ulur nga mosha 6 muaj afersisht deri ne 3 vjec e gjysem. Perfekte per perdorim te perditshem dhe te lehta ne perdorim dhe peshe. Shumica e karrocave te tilla jane pjese e grupit te karrocave verore.

  • VECORITE DHE FUNKSIONET QE DUHET TE SHOF NE NJE KARROCE:

Mbeshtetesja e kurrizit: Femijet e porsalindur kane nevoje qe karroca te jete totalisht ne pozicion horizontal. Nese karroca nuk e ka kete funksion ateher mund te perdoret vetem pasi femija fillon te qendroje ulur (rreth 6 muaj+)

Vendsoja e koshave: Pjeset e karroces duhet te kene opsionin e pozicionimit me fytyre nga rruga ose me fytyre nga prindrit.

Rrotat: Zgjedhja eshte midis rrotave te ajrit ose rrotave te gomes. Sa me te medha rrotat aq me i madh eshte komforti gjate shetitjeve kurse rrotat e vogla ofrojne manovrim me te lehte. Funksioni i kthimit te rrotave te perparme 360 grade duhet te jete i lehte per tu fiksuar.

Mbyllja: Funksioni qe perdoret me teper ne nje karroce. Kerkoni karroca qe mbyllen lehte (edhe me nje dore) te cilat te japin avantazh kur duhet te mbash femijen ne krahe nderkohe qe mbyll.

Madhesia pas mbylljes: Nje karroce e madhe mund tju zere gjithe korridorin e shtepise, kerkoni karrocen qe ju pershtatet dhe qe paloset sa me shume per te zene sa me pak vend.

Pesha: Shpesh here do ju nevojitet ta ngrini karrocen neper shkalle ose ne makine, kerkoni karrocen me te lehte per ju.

Lartesia e dorezes: Sigurohu qe doreza e karroces te jete me disa pozicione per tju pershtatur sa me mire lartesise suaj dhe te partnerit tuaj. Te kete nje sfungjer te bute dhe jo te rreshqitshem.

Pedalja e frenave: Kerkoni karrocen me opsionin me praktik te frenave, mos harroni qe eshte nje nder funksionet me te perdorura.

  • CFARE SIGURIE DUHET TE OFROJE KARROCA?

Siguria eshte kriteri me i rendesishem qe duhet te kete nje karroce. Kur jeni duke blere karrocen sigurohu qe te jete e certifikuar me standartin europian EN 1888-2012, i cili siguron sigurine teknike dhe testimet e posacme ne karroce para se te nxirret ne shitje.

Nje karroce asnjehere nuk duhet te rrezohet, nje karroce me 4 rrota ofron nje stabilitet me te madh. Karroca duhet te jete e sigurte qe mos te mbyllet vetvetiu aksidentalisht. Femija duhet te kete siguri nga rripat dhe doreza e sigurise.

  • SI MONTOHET KARROCA LORELLI?

Cdo informacion te nevojshem mbi montimin e karroces e gjeni ne manualin bashkangjitur produktit ose online ne www.lorelli.al

  • DERI NE CFARE MOSHE PERDOREN KARROCAT LORELLI?

Karrocat Lorelli, sipas modelit, fillojne nga mosha 0+ deri ne femije me peshe 15-20 Kg ne varesi te karroces.

  • MUND TE PERDOR KARROCAT LORELLI PER VRAP?

Jo, karrocat Lorelli nuk jane te pershtatshme per vrap.

  • SA ESHTE PESHA MAKSIMALE QE MBAN SHPORTA E KARROCES?

Shporta mban peshe deri 2 Kg.

  • FEMIJA IM ESHTE TEPER I MADH PER KOSHIN PER TE PORSALINDUR, CFARE DUHET BERE?

Nese femija juaj eshte mbi 6 muaj dhe mund te qendroj ulur ateher keshillohet qe te perdoret koshi tjeter per femijet e rritur. Kujdes! Nese femija ende nuk ka filluar te qendroje ulur vet duhet te perdorni akoma koshin per te porsalindur.

  • MUND TA MARRE KARROCEN ME VETE NE AVION KUR UDHETOJ?

Zakonisht linjat ajrore lejojne karrocat e vogal dhe qe mbyllen ne madhesi shume te vogel deri ne peshe 7Kg. Gjithsesi cdo kompani ajrore ka politikat e saj, konsultohuni me kompanine qe do udhetoni para se te merrni me vete karrocen.

  • 10 GABIMET NUK DUHET TE BEJME KUR UDHETOJME ME MAKINE ME FEMIJET

Gabimi 1: Femijet qe ulen ne prehrin e pasagjerit.

Kushdo qe mendon se mund ta mbaje femijen ne dore nderkohe qe udheton ben nje gabim shume te madh, edhe aksidenti me i vogel mund ta shkule femijen nga krahet tuaj.

Gabimi 2: Te lidhemi sebashku me rripin e sigurimit.

Edhe nese adulti qe ka femijen ne preher vendos rripin e sigurimit, ai rrezikon akoma me shume jetet e tyre. Trupi i nje adulti ne rastin e nje aksidenti e shtyp trupin e brishte te femijes gjithashtu rripi nuk pershkon femijen ne pozicionet e duhura.

Gabimi 3: Rripat e sigurise te femijes nuk jane shtrenguar mjaftueshem.

Kujdes, kontrolloni perpara cdo udhetimi qe rripat te jene ne pozicionin e duhur dhe te jene shtrenguar mjaftueshem qe te sigurojne femijen.

Gabimi 4: Perdorimi i koshit per te porsalindur

Nese keni vendosur femijen ne koshin per te posalindur dhe ne sedilen e pasme te makines ateher po rrezikoni seriozisht sigurine e femijes. Koshi per te porsalindur NUK mund te perdoret ne makine.

Gabimi 5: Mos perdorimi i rripave te karriges se makines

Nese nuk e siguroni femijen me ane te rripave te karriges se makines ateher femija eshte ne rrezik gjate gjithe udhetimit.

Gabimi 6: Aktivizimi i AIRBAG

Ju duhet te caktivizoni sistemin AIRBAG nese do vendosni karrigen e femijes ne sedilen e perpara. KUJDES! Nese sistemi AIRBAG eshte i aktivizuar gjate nje aksidenti mund te sjelle demtime serioze tek femija!

Gabimi 7: Perdorimi i karriges se makines per te porsalindur ne pozicionin e gabuar

Nese perdorni karrigen e makines te grupit 0+ e dizenjuar per femije te porsalindur me drejtim nga rruga, edhe pse i lidhur me rripat sigurimit, ne rast aksidenti femija mund te pesoje demtime serioze ne pjesen e qafes dhe kokes. Karriget e makines per te posalindur jane projektuar per tu montuar me kurriz nga rruga.

Gabimi 8: Instalimi i gabuar i karriges se makines

Sigurohu para cdo udhetimi qe karrigen e makines te femijes ta keni lidhur ne menyre korrekte me rripin korrekt sipas instruksioneve. Sa me i shtrenguar te jete rripi i sigurimit te makines pas karriges se makines aq me i sigurte do jete dhe femija.

Gabimi 9: Pjese te demtuara/pjese qe mungojne

Ne rast se vini re nje shqepje ne produkt ose nje pjese mungon (sikur edhe nje vide), karrigia nuk garanton sigurine e femijes. Sikur edhe nje vide te mungoje ne momentin e aksidentit karrigia mund te shperbehet.

Gabimi 10: Mos zbatimi i keshillave

Ne rast se rripat e karriges se makines nuk shkojne pershtat femijes ose standarti i karriges ka skaduar ateher MOS e perdorni produktin.

  • CILI ESHTE POZICIONI ME I MIRE PER KARRIGEN E MAKINES (me fytyre nga rruga apo me shpine nga rruga)?

Statistikisht rreziku me i madhe ne nje aksident eshte per femijet qe jane te ulur ne karrige te montuara me fytyre nga rruga (Grupi  9 muaj deri ne 4 vjec) pasi koka eshte ne gjendje te lire dhe mund te shkaktoje demtime ne pjesen e qafes, prandaj duhet te sigurohemi qe femija te jete i lidhur mire sipas instruksioneve ne manual dhe ne trupin e produktit.

  • CILI ESHTE VENDI ME I SIGURTE NE MAKINE PER FEMIJEN?

Vendi me i sigurte ne makine jane sedilet e pasme. Nese makina juaj ne sedilen e mesit nuk i ka te gjithe rripat e duhur per te siguruar karrigen e femijes, ateher vendi me i sigurte statistikisht eshte mbrapa sediles se pasagjerit.

  • SI TE ZGJEDH KARRIGEN E DUHUR PER FEMIJEN TIM?

Kur zgjidhni karrigen e makines per femijen tuaj duhet te merrni ne konsiderate pikat e meposhtme:

Karriget me “certifikim gjysem universal” nuk jane te lejuara per te gjithe mjetet. Kontrollo listen e mjeteve qe pershtaten me karrigen tek manuali, ne rast se nuk e gjeni kontakto me shitesin e automjetit.

Menyra me e mire eshte te merrni femijen dhe automjetin ne dyqanin Lorelli dhe testoni karriget per te zgjedhur ate qe ju pershtatet.

Karrigia duhet te jete e lehte per tu instaluar ne makine.

Kontrolloni gjatesine e rripave te sigurimit, sigurohu qe mos te jene te shkurter.

Rripat e sigurise se karriges se makines duhet te jene te lehte per tu liruar/shtrenguar sipas rrobave qe ka veshur femija.

Karrigia duhet te ofroje mbeshtetje per koken ne rastet e udhetimeve te gjata kur femijen e ze gjumi.

Sigurohuni qe karrigia qe po blini te kete kaluar testin e standartit ECE. Etiketa ne produkt eshte e tille:

Shpjegimi i etiketes ECE

Versioni i fundit (04) i standarteve eshte ne fuqi prej 2006. Gjithsesi karriget e makines per femije te cilat jane te vjetra por i qendrojne standarteve ECE-R-44/03 mund te perdoren. Karriget me etikete standarti ECE-R-44/01 dhe ECE-R-44/02 ose me cfaredo “etikete zyrtare” nuk lejohen te perdoren.

Pershkrimi i etiketes:

1. UNIVERSAL: Certifikimi mund te jete universal per cdo makine ose specifike per tipin e makines.

2. 9-36 Kg: Pesha e trupit per te cilen eshte aprovuar kjo karrige.

3. Grupi 1/2/3: Grupi i moshes per te cilen eshte aprovuar kjo karrige.

4. ECE-R-44/04: Standarti i testimit europian per karriget e makines.

5. E8: Vendi europian ne te cilin eshte kryer testimi

6. 0444596: Numri i testimit: Dy numrat e pare i perkasin versionit te standartit te perdorur, keto shifra duhet te jene 04 ose te pakten 03!

Grupimet ECE

Femija duhet te jete i siguruar ne karrigen e makines deri ne moshen 12 vjecare ose gjatesia 150 cm. Standarti ECE 44 percakton 4 grupe, secili prej ketyre i dizenjuar per nje kategori peshe te caktuar. Nese femija juaj eshte me i rende ose me i gjate per njerin grup duhet te levizi ne grupin tjeter. Ne keshilloje forte qe mos te levizet femija nga njeri grup tek tjeteri para kohe. Nje karrige e madhe eshte po aq jo efektive ne nje aksident sa nje karrige e vogel.

Grafiku me poshte paraqet te gjithe grupet sipas peshes dhe moshes. Kujdes mos ndiqni kriterin e moshes per te zgjedhur karrigen pasi mosha i referohet gjatesise dhe peshes mesatere per ate moshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *